Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë për vizitën e Clinton: Moment domethënës për miqësinë e dy vendeve

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë për vizitën e Clinton: Moment

Ambasada amerikane në Tiranë ka ka reaguar pas vizitës së parë të ish-presidentit Bill Clinton në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se vizita e Clinton është një moment domethënës për miqësinë mes dy vendeve.

“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-Presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada në Facebook.

Clinton mbërriti pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit, ku u prit nga kryeministri Rama. Vizita e tij vjen në kuadër të një ftese diplomatike nga qeveria shqiptare.

Të fundit