Flash News

E-TJERA

Ambasada gjermane në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm: Si do të aplikohet nga sot për vizë dhe pasaporta

Ambasada gjermane në Tiranë bën njoftimin e

Ambasada gjermane në Tiranë njofton se nga 23 nëntori është rihapur sërish sektori i vizave dhe pasaportave.

Sipas njoftimit, kjo rihapje për shkak të pandemisë do të shoqërohet me kapacitete të kufizuara.  

“Prej ditës së hënë, datë 23 nëntor, Sektori i Vizave dhe Pasaportave është sërish i hapur. Por numri i aplikimeve, që përpunohen çdo ditë, do të reduktohet. Për pasojë do të ketë detyrimisht shtyrje të orareve dhe datave të aplikimeve. Personat e prekur nga këto masa do të njoftohen personalisht. Por kjo mund të kërkojë disa javë. Ndërkohë shpërndarja e pasaportave të pajisura me vizë vijon në segmentet e zakonshme kohore. Lutemi të mbahet në konsideratë, që deri në një njoftim të dytë nuk mund të bëhen legalizime.

Këto masa merren për të mbrojtur shëndetin e aplikuesve/-eve dhe të punonjësve/-eve. Synimi ynë është ruajtja e sigurisë në shërbim dhe mundësisht shmangja e një mbylljeje të plotë të Zyrës së Vizave për shkak të rasteve Covid-19. Për këtë qëllim na duhet të marrim masat përkatëse. Lutemi për mirëkuptimin tuaj”, njofton ambasada gjermane në Tiranë.

Të fundit