Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE: Shqipëria nuk ka bërë progres në lirinë e shprehjes dhe medias

Ambasadori i BE: Shqipëria nuk ka bërë progres në

Ambasadori i delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, u shpreh se për lirinë e shprehjes dhe medias, sipas progres-raportit të KE, Shqipëria nuk ka pasur asnjë progres.

Gonzato tha se duhet që të punohet në këtë drejtim. 

"Një tjetër fushë e rëndësishme, është liria e shprehjes dhe për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbivendosja e interesave të medias, biznesit dhe politikës dhe kushtet e problematike të punës së gazetarëve. Shpresoj që çelja e grupkapitullit të parë të negociatasve të jetë një mundësi e mirë për autoritetet shqiptare që të realizojnë këto reforma”, tha ai.

Të fundit