Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e BE në Elbasan: Të zgjidhet politika më e mirë, OSBE del nesër me raport për zgjedhjet

Ambasadorja e BE në Elbasan: Të zgjidhet politika më e mirë,

 Ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann  ka bërë thirrje nga Elbasani që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë politikën më e mirë për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes vendore.

“Gjerat deri tani kanë shkuar qetë. Urimi im për sot sa më shumë zgjedhës të shkojnë të votojnë dhe dita të vijojë kështu pa probleme.

Ajo që do vendosin qytetarët është se kush do jenë përfaqësuesit e tyre në këshillat bashkiak dhe krerët e bashkive në 4 vtet e ardhshme., Do thoja që qytetarët të votojnë, të zgjidhet politika më e mirë që mendoni se do jetë për Elbasanin”, tha ambasadorja.

E pyetur mbi deklaratën e kandidatit opozitar, Luçiano Boçi, se ka presion për administratën, ambasadorja e BE tha se nesër OSBE del me një raport për gjetjet për zgjedhjet që po mbahen sot. v

“Jam e lumtur që OSBE të ketë ekip vëzhgues këtu dhe kanë ndjekur situatën. 10 ditë më parë OSBE nxori raportin paraprak për gjetjen e tanishme. Do presim nesër për konferencën e tyre pas zgjedhjet për të parë gjetjet e tyre”, tha ajo,.

Të fundit