Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e Suedisë njofton largimin: Ky është postimi im i fundit nga Shqipëria

Ambasadorja e Suedisë njofton largimin: Ky është postimi im i

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad është larguar përfundimisht nga Shqipëria ditën e sotme, pas përfundimit të mandatit.

Këtë gjë e ka bërë m,e dije vetë Hastad përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton largimin, teksa thotë se ka kaluar katër vite fantastike në Shqipëri.

“Ky është postimi im i fundit nga Shqipëria Shqipëria. Faleminderit për 4 vite fantastike në këtë vend të bukur. Ka qenë një nder i vërtetë të përfaqësoj Suedinë. Ju dua të gjithëve! Shihemi vërdallë! Mirupafshim”, shkruan ambasadorja suedeze.

Pak kohë më parë, nga Shqipëria u largua pas përfundimit të mandatit edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Hastad dhe Kim njihen për miqësinë e tyre dhe shpesh herë janë parë bashkë të vizitojnë pika turistike dhe deri në zonat më të thella të vendit.

Të fundit