Flash News

E-TJERA

Ambasadorja në ikje e BE, Hohmann: Të përkushtuar për anëtarësimin e Shqipërisë

Ambasadorja në ikje e BE, Hohmann: Të përkushtuar për

Ambasadorja e BE-së në largim, Christiane Hohmann ka zhvilluar sot takimin e saj të fundit me shefat e misioneve të BE-së në Tiranë.

Në një postim në Twitter, Hohmann shkruan se ishte privilegj të punonte me të gjithë për Shqipërinë. Ambasadorja në largim thotë se BE-ja dhe shtete e saj anëtare janë të përkushtuara në anëtarësimin e vendit.

“Sot kryesova takimin tim të fundit të Shefave të Misioneve të BE-së në Tiranë. Ka qenë një privilegj për mua të punoj me të gjithë ata për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së. Së bashku, BE dhe shtetet e saj anëtare janë të përkushtuara të qëndrojnë pranë Shqipërisë deri në anëtarësimin në BE”, shkruan Hohmann në Twitter.

Të fundit