Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
AmCham kërkon që Shqipëria të heqë e para tarifat me SHBA-në, për t'u hapur rrugë negociatave

Me qëllim lehtësimin e mëtejshëm të tregtisë mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka propozuar heqjen e tarifave për mallrat e importuara nga SHBA.
Aktualisht, Shqipëria nuk gëzon një marrëveshje tregtare preferenciale me SHBA-në, siç është rasti me CEFTA-n apo Bashkimin Europian. Për këtë arsye, tarifat që aplikohen për importet amerikane variojnë nga 0 deri në 15%, në varësi të llojit të produktit dhe kodit tarifor.
Për makineritë dhe pajisjet industriale, tarifa është zakonisht 0%, ndërsa për produkte ushqimore, tekstile apo mallra të tjera mund të arrijë deri në 15%. Përveç tarifës doganore, zbatohet edhe TVSH në masën 20%, e cila llogaritet mbi vlerën e mallit plus detyrimet doganore.
Drejtori ekzekutiv i AmCham, Neritan Mullaj, ka deklaruar më herët se nisja e diskutimeve për këtë nismë nga pala shqiptare do të forconte partneritetin ekonomik dypalësh dhe do të krijonte kushte më të favorshme për eksportuesit dhe investitorët amerikanë që duan të hyjnë në tregun shqiptar me produktet e tyre.
Ky konsiderohet nga z. Mullaj, si një hap i parë i nevojshëm për të nxitur përmes diskutimit institucional, krijimin e një zone të lirë pa tarifa. Dhoma Amerikane beson se kjo lëvizje do të ndihmojë në rritjen e vëllimit të eksporteve mes dy vendeve por edhe zgjerim të investimeve amerikane, krijim të vendeve të reja të punës si dhe rritje të stabilitetit ekonomik në rajon.
Qëllimi i kësaj nisme është edhe krijimi i një marrëveshjeje të ndërsjellë, që të mundësojë heqjen e tarifave edhe për eksportet shqiptare drejt SHBA-ve, përfshirë edhe tarifat e vendosura gjatë administratës Trump për eksportet shqiptare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më 5 prill 2025, administrata e Presidentit Donald Trump vendosi tarifa të reja tregtare për importet nga dhjetëra vende, si pjesë e një strategjie të re me qëllim të mbrojtjes së industrisë vendase amerikane.
Ky vendim përfshinte edhe Shqipërinë, ku për herë të parë u aplikua një tarifë 10% për eksportet drejt SHBA nga zero që ishte më parë. Krahasuar me shtetet e BE-së niveli i tarifës së vendosur për Shqipërinë është e ulët, duke u renditur bashkë me Kosovën ndër shtetet me tarifat më të ulëta për eksportet.
Pas reagimeve ndërkombëtare dhe shqetësimeve për destabilizimin e tregjeve, më 9 prill 2025 Presidenti Trump shpalli një pezullim të përkohshëm 90-ditor të tarifave për shumicën e vendeve partnere, duke ulur tarifat në nivelin 10% ose duke i pezulluar përkohësisht për disa shtete.
Shqipëria, megjithatë, nuk përfitoi nga pezullimi dhe tarifa prej 10% mbeti në fuqi edhe gjatë periudhës 90-ditore. Për shtetet e tjera fillimisht afati i fundit për pezullim të përkohshëm të tarifave ishte deri më 9 Korrik 2025.
Ndërkohë administrata e SHBA-së ka njoftuar për hyrjen përfundimtare në fuqi të tarifave prej 1 Gushtit 2025.
Shkëmbimet tregtare Shqipëri–SHBA
Për vitin 2024 shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe SHBA-së sipas të dhënave të INSTAT arritën një total prej 27,5 miliardë lekë apo rreth 281 mln euro. Krahasuar me 2024, volumi tregtar u rrit 2%.
Në total nga SHBA drejt Shqipërisë për 2024 hynë mallra tregtare me vlerë 20,5 mld lekë. Krahasuar me 2023 importet u rritën me 18,5%.
Gjatë vitit 2024, Shqipëria ka importuar nga Shtetet e Bashkuara kryesisht produkte industriale, transporti dhe teknologjike, duke reflektuar orientimin drejt modernizimit dhe zhvillimit të sektorëve strategjikë.
Grupi më i madh i importeve ishin mjetet e transportit, me vlerë rreth 8,4 mld lekë. Krahasuar me 2023 importet e grupit u rritën 34%.
E ndjekur nga grupi “produktet minerale” me 4 mld lekë për 2024. Krahasuar me 2023 importet e grupit u rritën 53,4%. Në vend të tretë qëndrojnë makineritë dhe pajisjet mekanike/elektrike, me 1,6 miliardë lekë, që tregojnë investime në industri dhe prodhim. Importet e grupit shënuan rritje 3%.
Grupet e tjera me peshë përfshijnë: Instrumentet optike dhe teknologjike (1,2 mld lekë); Produktet kimike (1,1 mld lekë); Plastika dhe goma (548 mln lekë).
Ndërsa eksportet në total nga Shqipëria për 2024-n drejt SHBA-ve arritën 7 mld lekë mallra tregtarë. Krahasuar me 2023 eksportet ranë rreth 28%. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024, eksportet shqiptare drejt SHBA-ve u dominuan nga dy grupe kryesore: bimët medicinale dhe produktet metalike si çeliku dhe gizë.
Grupi i mallrave “Farat vajore, bimët industriale apo medicinale dhe ushqimi për kafshët” zuri 23% të totalit të eksporteve shqiptare drejt SHBA-ve, me një vlerë prej 1,6 mld lekësh. Krahasuar me vitin 2023 eksportet u ulën 18%, duke reflektuar efektet e zhvlerësimit të valutave.
Nga ana tjetër, grupi i eksporteve të “gizës dhe çelikut” për vitin 2024 arriti në 2,9 mld lekë, duke përfaqësuar 41% të totalit të eksporteve shqiptare drejt SHBA-ve.
Tregtia e produkteve të peshkut drejt SHBA-ve ka nisur të lulëzojë prej 2021-t, veçanërisht e ndikuar nga eksporti i peshkon ton, pas ngritjes së fermës për kultivimin e tij në Sarandë.
Drejt SHBA-ve eksportet e grupit “peshku dhe kafshët guackore të nënujshme” për 2024 arritën në vlerën e 119,5 mln lekëve sipas të dhënave të INSTAT. Krahasuar me 2023 eksportet u shtuan me 21%, kryesisht e ndikuar nga tregtia e Shqipërisë me peshkun e freskët ton drejt SHBA-ve./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38