Flash News

E-TJERA

Shqipëria ‘ngec’ në luftën kundër pastrimit të parave, FATF ngre shqetësim për Amnistinë Fiskale

Shqipëria ‘ngec’ në luftën kundër pastrimit

Një raporti i fundit i FATF (Task Forca e Veprimit Financiar) për Shqipërinë vlerëson se ligji i Amnistisë Fiskale të cilën qeveria planifikon ta realizojë pavarësisht kritikave dhe kundërshtive nga ndërkombëtarët, është në mospërputhje me parimet e FATF-së.

Në raport theksohet se, qeveria shqiptare duhet të rishikojë projektligjin për Amnistinë Fiskale dhe të bashkëpunojë me Moneyval për të garantuar një ligj që nuk lejon shfrytëzimin e tij për pastrim parash apo financime terrorizmi. Sipas FATF, Shqipëria ka dështuar në realizimin dhe përmbushjen e detyrave në luftë kundër pastrimit të parave.

“FATF shpreh shqetësimin se Shqipëria dështoi në përfundimin e planit të saj të veprimit, i cili skadoi plotësisht në shkurt 2022. FATF i kërkon me forcë Shqipërisë që të demonstrojë me shpejtësi progres të rëndësishëm në përfundimin e planit të saj të veprimit deri në shkurt 2023 ose FATF do të shqyrtojë hapat e ardhshëm nëse ka progres të pamjaftueshëm .

Për më tepër, FATF shpreh shqetësimin se planet e Shqipërisë për një program të mundshëm të Pajtueshmërisë Vullnetare të Taksave (VTC) nuk përputhen me parimet e FATF-së për menaxhimin e implikimeve të LPP/CFT të QAP-ve ose praktikat më të mira të FATF-së për programe të tilla. Shqipëria duhet të rishikojë projektligjin e saj të QAP-së dhe të punojë me MONEYVAL për të siguruar që çdo ligj i QAP-së i miratuar ose i zbatuar të ketë masat mbrojtëse të përshtatshme për të parandaluar mundësinë e abuzimit të programit për qëllime pastrimi parash ose financimi terrorizmi”, thuhet në raportin e FATF.

Edhe BE në progres-raportin e fundit, e vlerësoi amnistinë fiskale me risk të lartë në luftën kundër pastrimit të parave.

BE thekson se “Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval rrezikon përparimin në këtë fushë, dhe luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria vazhdon të jetë nën monitorim të shtuar për pastrimin e parave”, thuhej në progres-raport.

Të fundit