All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Amnistia fiskale/ Shoqata Gjermane e Industrisë: Nxit formalizimin e parave të padeklaruara, sjell efekte negative

All - Paragraf - 1

Amnistia fiskale/ Shoqata Gjermane e Industrisë: Nxit formalizimin e parave

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është shprehur kundër ligjit për Amnistinë Fiskale.

All - Paragraf - 3

Në nëj deklaratë për shtyp, DIHA thotë se ligji në fjalë duhet të ishte pjesë e një pakete ligjore gjithëpërfshirëse, për të sjellë efikasitetin dhe për të nxitur konkurrencë në treg.

DIHA thekson se ligji do të sillte efekte negative, si nxitja e bizneseve formale për të kaluar në informalitet. DIHA i mëshon edhe tatimit, duke theksuar se një tatim me 5%, 7% dhe 10% është mjaft i ulët, çka nxit formalizimin e parave dhe aseteve të padeklaruara.

“Gjithashtu, këto pika janë parashtruar nga DIHA edhe gjatë konsultimeve për projektligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” të prezantuar në vitin 2020 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat nuk janë reflektuar në projektligjin e ripunuar”, thuhet në deklaratën e DIHA-s.

Deklarata e DIHA-s:

Qëndrimi i DIHA-s në lidhje me Projektligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” DIHA (Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri) e vlerëson shumë përpjekjen dhe vullnetin e Qeverisë Shqiptare për reduktimin e ekonomisë informale nëpërmjet legalizimit të mjeteve monetare dhe aseteve që mundëson ky ligj.

Ne mendojmë qe ky ligj duhet të ishte pjesë e një pakete ligjore gjithëpërfshirëse, e cila do të synonte efikasitetin dhe modernizimin e administratës tatimore me qëllim reduktimin e evazionit fiskal. Këto masa jo vetëm do të rritnin të ardhurat në buxhetin e shtetit por njëkohësit do të nxitnin konkurrencën në tregun shqiptar. Aprovimi i këtij ligji të vetëm do të realizonte disa të ardhura të shpejta në buxhetin e shtetit në terma afatshkurtër, por në terma afatgjata do të sillte gjithashtu me vete efekte negative, si nxitja e bizneseve formale për të kaluar në informalitet me shpresën e një amnistie të dytë fiskale. Një pikë tjetër shumë e rëndësishme është “Tatimi i posaçëm” në nenin 16 të Projektligjit.

Një tatim kaq i ulët (5%, 7% dhe 10%) për formalizimin e parave dhe aseteve të pa deklaruara, jo vetëm që është i pa drejtë kundrejt bizneseve që kanë paguar detyrimet e tyre në kohën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi me një përqindje shumë herë më të lartë, por njëkohësisht do të nxisë informalitetin në të ardhmen. Gjithashtu, këto pika janë parashtruar nga DIHA edhe gjatë konsultimeve për projektligjin “Për amnistinë fiskale dhe penale të subjekteve që bëjnë deklarim vullnetar të pasurive” të prezantuar në vitin 2020 nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të cilat nuk janë reflektuar në projektligjin e ripunuar.

Rreth Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) është një shoqatë e pavarur, e krijuar nga kompani të ndryshme në përputhje me legjislacionin shqiptar, me seli në Tiranë. DIHA përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe këshillon kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe kërkime tregu. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK). AHK ka në të gjitha vendet, të cilat janë me interes për ekonominë gjermane. Deri më tani numërohen 92 shtete me mbi 140 zyra përfaqësie në të gjithë botën.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit