Flash News

E-TJERA

AMP pezullon nga detyra 6 punonjës policie në Shkodër

AMP pezullon nga detyra 6 punonjës policie në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në rajonin Shkodër-Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal ndaj 6 punonjësve të policisë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim.

Punonjësit e policisë, ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, janë:

Nënkomisar A.B., Ekspert kriminalist pranë DVP Shkodër.
Inspektor S.K., Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Inspektor Z.D., Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Inspektor K.L., Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.
Nënkomisar GJ.M., ish-Shef i Stacionit Policor në Theth dhe aktualisht Zv/Shef Seksioni në Seksionin Special të Ndërhyrjes Taktike në Njësinë Speciale “RENEA”.
Inspektor F.L., Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Të fundit