Flash News

E-TJERA

Analistët debat me tone të ashpra: Bashën e morën si legen, merr vulën, paratë dhe rri aty

Analistët debat me tone të ashpra: Bashën e morën si legen,

Situata e krijuar brenda opozitës ka përplasur në studio analistët Arion Sulo dhe Fitim Zekthi.

Të ftuar në “Open” në Neës24, Sulo e cilësoi Lulzim Bashës si “legen” politik që i dhanë vulën dhe paratë “për të fituar zgjedhjet mazhoranca”.

Zekthi ka kundërshtuar gjuhën e gazetarit duke e kritikuar, edhe pse ky i fundit ka vijuar duke e cilësuar Bashën si “shembulli i një zari politik”.

Pjesë nga debati:

Sulo: Ai le të rrijë dhe këta të mos bëjnë gjë.

Zekthi: Ke nevojë për njerëzit, të të mbështesin.

Sulo: Ai e mori Bashën si legen e vuri aty të fitojë zgjedhjet

Zekthi: Të flasësh me këtë gjuhë… Nëse ti thua se ky është legen dhe ai jo.

Sulo: Legen politik, patjetër, është zari i atij.

Zekthi: Është gjuhë normale kjo mo Arion?

Sulo: Lëre gjuhën, e marr unë përsipër. Zar politik i tij. Përgjigju debatit? A duhet të jetë Alibeaj bashkëkryetar?

Zekthi: Po patjetër.

Sulo: Kë përfaqëson mo, sa deputetë përfaqëson?

Zekthi: Keni një narracion sikur keni të vërtetën universale, ajo që thoni është e vërteta. M

Sulo: Është shembulli i një zari politik, merr vulën, paratë dhe rri aty.

Zekthi: Kjo narrativë që ai që nuk është me mua është legen është e Enverit dhe Leninit.

 

Të fundit