Flash News

E-TJERA

Analisti: Berisha i tretë do të jetë më i reformuar se dy rastet e para

Analisti: Berisha i tretë do të jetë më i reformuar se dy

Më 11 dhe 18 Dhjetor, do të mbahen dy Kuvende Kombëtare të PD, i pari i thirrur nga osh-kryeministri Sali Berisha dhe i dyti i thirrur nga Lulzim Basha dhe Kryesia e PD-së.

I ftuar në RTV Ora, analisti Enver Bytyçi u shpreh se Berisha i tretë pas Kuvendit të 11 Dhjetorit, do të jetë më i reformuar se sa Berisha si president dhe Berisha si kryeministër.

“Rikthimin e Berishës në këtë periudhë e kam quajtur rikthimi I tretë, ai ishte në fazën e parë si president i vendit, pastaj u rikthyer për herë të dytë si kryeministër, dhe duket se do të kthehet për herë të tretë. Berisha i dytë ishte shumë më pozitiv, shumë më aktiv, shumë më i suksesshëm, shumë më demokratë sesa Berisha i parë dhe unë besoj se Berisha i tretë duke mos e njësuar veten plotësisht me PD siç ka vepruar në mandatet e shkuara do të jetë një Berishë akoma më i reformuar se në dy rastet e para”, tha Bytyçi.

Të fundit