Flash News

E-TJERA

Analisti debat me deputetin e PS për integrimin: E keni menderosur!

Analisti debat me deputetin e PS për integrimin: E keni menderosur!

Analisti Lufti Dervishi debatoi me deputetin socialist Erion Malaj mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë diskutimit në A2 CNN, Dervishi u shpreh: “E keni menderosur… nuk kaloi raporti IBAR”, duke kritikuar mënyrën se si po menaxhohet procesi.

Ai shtoi: “Nga tetori deri në mars ne kaluam një ngërç dhe mbajtëm gjashtë muaj një çështje që ishte zgjidhur për 30 sekonda.”

Dervishi theksoi gjithashtu: “Sot ne do të ishim duke mbyllur kapitujt. IBAR-i ka qenë që në shkurt.” Sipas tij, problemi nuk qëndron te partnerët ndërkombëtarë: “Në Gjermani asnjë nuk është kundër Shqipërisë. Asnjë nga vendet nuk është kundër Shqipërisë… por qeveria shqiptare është kundër procesit.”

Nga ana tjetër, deputeti i PS Erion Malaj kundërshtoi këto qëndrime, duke deklaruar: “Punët e Shqipërisë nuk janë teatër, por janë diçka reale.” Ai vijoi: “Ne jemi në procesin e integrimit sot në fazën më të mirë që kemi qenë ndonjëherë.”

Malaj theksoi edhe mbështetjen ndërkombëtare: “Gjermania ka qenë, është dhe do të jetë në krah të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.” Ai shtoi se procesi është teknik: “Integrimi është çështje më shumë teknike dhe jo çështje emrash.”

 

Të fundit