Flash News

E-TJERA

Analisti Genc Burimi: LSI është si Soreca. Meta do e rikthente në vrullin e saj, punë muajsh

Analisti Genc Burimi: LSI është si Soreca. Meta do e rikthente në

Analisti Genc Burimi ka deklaruar në emisionin ‘Politiko’ të Alfred Lelës në Top Neës se ndryshimet kushtetuese krijuan çarjen e parë mes PD dhe LSI para zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas analistit, për pasojë pati pak hapësirë që LSI të dalë në dukje, ndërsa shton se vetëm ish kryetari Ilir Meta do e rikthente LSI në vrullin e saj, madje ai shton se kjo është punë muajsh.  

Genc Burimi: Ndryshimet kushtetuese futën në pykë raportet mes PD e LSI. U ndje që u ca ky front unik opozitar ndaj Ramës. PD -LSI mund të quhej parti e vetme, në atë moment u ndje një lloj divorci.

Pati pak hapësirë për LSI për të dalë në dukje. Komisionet hetimore të propozuara janë propozuar për gjëra bajate. LSI i duhet të jetë më zhdërvjelltësi. Meta do ta bëjë LSI ashtu sic Rama bën PS. Meta do e rikthente LSI në vrullin e saj, punë muajsh, roli i figurës politike është shumë e rëndësishme.

Alfred Lela: Cilat janë arsyet e kësaj tkurrje? A mos LSI nuk ka zgjedhur të jetë aktive për ta lënë foltoren për të bërë kursin e vet? A mos non grata e Berishës ka tronditur aktorët politikë, apo rezultati i keq ka sjellë tkurrjen e saj

Burimi: Rezultati nuk është i keq, edhe PD nuk ishte më mirë krahasuar me kaluarën. Kjo nuk e pengon LSi të bëjë opozitë duke anashkaluar këto dy fakte, as non grata apo lufta civile në PD që LSI të ndjekë rrugën e saj me propozimet e reja.

Më shumë lista non grata, jo se kanë frikë, SHBA tregoi dy linja të kueq. E para një asnjë mënyrë të mos cenohet njohja e zgjedhjeve, të mos bëhet asgjë për të kompromentuar hapjen e negociatave. Ndaj e cuan Berishën non grata, që do të shtynte PD të mos njihte zgjedhjet.

LSI është si Luigi Soreca, bëhet me atë që fiton.

Të fundit