Flash News

E-TJERA

Analisti: Olta Xhaçka, elementi kyç që lidh Ramën me Turqinë

Analisti: Olta Xhaçka, elementi kyç që lidh Ramën me

Analisti Genc Burimi deklaron se kryeministri Edi Rama nuk do lejojë që ministres së Jashtme, Olta Xhaçkës t'i hiqet mandati për shkelje të Kushtetutës, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik. 

Duke folur në një lidhje me Skype në emisionin ‘Task Forcë’ në Syri tv, Burimi shton se Xhaçka është arsimuar në shkollat turke dhe është elementi kyç, sipas tij, që lidh kryeministrin me Turqinë.

"Olta Xhaçka është njeriu i Turqisë. Ka përfunduar një universitet në Tiranë që është i Erdoganit. Ajo zëvendësoi postin e Bushatit dhe më pas të Gent Cakajt që qëndroi për kohë të përkohshme.

Një element kyç që e lidh Ramën me Turqinë është Olta Xhaçka, pra të formuar në shkollat turke. Dhe nuk duhet në asnjë mënyrë që "ushtarit Xhaçka" t'i preket një qime", tha ai.  


 

Të fundit