Flash News

E-TJERA

Analisti: Presidenti Begaj është në hetim nga SPAK

Analisti: Presidenti Begaj është në hetim nga SPAK

Analisti Enton Abilekaj deklaron se presidenti i Republikës, Bajram Begaj, është në hetim nga SPAK.

I ftuar në “Euronews Albania”, ai tha se Begaj është në hetim për shkak se ka firmosur dhënien e bazës së Limionit, Porto Palermos dhe Shëngjinit.

 “Këto janë vendime gjykatash që ne nuk duhet t’i diskutojmë. Ne shohim dosjen. Në këtë vend është nën hetim presidenti Bajram Begaj.

Është ish-ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Begaj është në hetim. Nuk është në procedim penal, por në hetim. Ka firmosur dhënien e bazës së Limionit, të Porto Palermos, të Shëngjinit, i ka firmosur ai, është në hetim”, është shprehur Abilekaj.

 

 

 

Të fundit