Flash News

E-TJERA

Analizat ujit të Krujës, ISHP: Kishte prani të bakterit 'enterokok' për shkak të shirave të fundit

Analizat ujit të Krujës, ISHP: Kishte prani të bakterit

Institutit të Shëndetit Publik ka bërë publike analizat e ujit në Krujë, ku për shkak të konsumimit të tij prej disa ditësh ka shkaktuar helmimin e rreth 600 banorëve.

Nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku në deklaratë për mediat tha se pas analizave rezultoi se kemi të bëjmë me një epidemi hidrike.

Sipas tij, uji kishte prani të bakterit 'enterokok' për shkak të shirave të ditëve të fundit.

"Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus.
E kemi konstatuar në një pikë, por rezultate kanë ardhur pas ndërhyrjes që ka bërë vetë ujësjellësi i Krujës pas pastrimit dhe klorinimit. Kam bindjen se në ditët në vijim nuk do këtë probleme. Kemi të bëjmë me një epidemi hidrike.

Përgjegjësia i bie ujësjellësit të Krujës, e cila duhet të kishte qenë më e kujdesshme që me turbullirën e parë të këtij shqetësimi. Autoritetet duhet të kishin vepruar më shpejtë. Ndotja ka qenë sipërfaqësore si rezultat i shirave, ka pasur çrregullime nga ujësjellësi”, tha Ulqinaku.

Të fundit