Flash News

E-TJERA

Anëtarët e rinj të KED-së, Meta cakton datën për hedhjen e shortit

Anëtarët e rinj të KED-së, Meta cakton datën për

Presidenti Ilir Meta ka caktuar datën për hedhjen e shortit lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2022. Hedhja e shortit do të bëhet në presidencë në datën 3 dhjetor në orën 11.00.

"Ditën e premte, datë 3 dhjetor 2021, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022", thuhet në njoftimin e presidencës.

Meta ka ftuar Avokatin e Popullit për të qenë i pranishëm si vëzhgues gjatë procesit të hedhjes së shortit dhe përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese, KLGJ dhe KLP. Procedura e hedhjes sëshortit do të transmetohet live për mediat.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore.

Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, gjyqtarë nga tw gjitha shkallwt e gjyqwsorit. Anëtarët e zgjedhur të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi e ushtrojnë detyrën më kohë të pjesshme, pa u shkëputur nga funksionet e tyre të zakonshme, për një mandat njëvjeçar, që fillon në datën një janar të çdo viti kalendarik.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet sa herë është e nevojshme, për të kryer verifikimin e kushteve ligjore dhe për vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Të fundit