Flash News

E-TJERA

Angazhimi i Kadillit: Unë do ta bashkoj dhe pastroj PD-në, të larguarit do ta kenë derën e hapur

Angazhimi i Kadillit: Unë do ta bashkoj dhe pastroj PD-në, të
Fatbardh Kadilli

Kandidati për kryetarin e PD, Fatbardh Kadilli është zotuar se do të bashkojë PD. Duke vënë theksin te partitë e reja të krijuar nga demokratët, ai tha se kryedemokrati Lulzim Basha e ka ndarë PD. Kadilli u shpreh se do ta "pastroj" partinë.

“Një parti që bashkohet, nuk ndahet, vetëm katër vitet e fundit nga PD-ja janë shkëputur katër partiza të vogla më shumë se 20 vite më parë, pra e ka ndarë partinë, unë do ta bashkoj partinë, vetëm në komprometimin e kauzave partia vetvetiu bëhet pis, unë do ta pastroj partinë”, tha Kadilli.

Ky i fundit u shpreh për "Euronews", se “të larguarit nga PD do ta kenë derën e hapur” pasi “kanë qenë kontribuues në PD”. Ai shtoi se nuk synon vetëm të rikthejë të larguarit, por ta pasurojë lidershipin me anëtarë dhe kontribues të tjerë të cilët nuk janë marrë parasysh nga lidershipi aktual.

Të fundit