Flash News

E-TJERA

Angela Merkel mbërrin në aeroportin e Rinasit

Angela Merkel mbërrin në aeroportin e Rinasit

Kancelarja Angela Merkel ka mbërritur në aeroportin "Nënë Tereza". Merkel u prit nga ambasadori gjerman në vendin tonë dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Ajo do të shkojë më pas drejt Pallatit të Brigadave, ku do të pritet me një ceremoni dhe më pas do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama.

Në orën 11:00, delegacionet e të dyja vendeve do të mbajnë një takim bilateral e më pas do të zhvendosen në “Tirana Business Park”, ku pritet të vijnë dhe liderët e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Bisedimet mes liderëve të BP dhe Merkel do të zgjasin për rreth 2 orë, ndërsa në orën 14:35 është parashikuar dhe konferenca për shtyp e Ramës me kancelaren.

 

Të fundit