All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Ankimimet e PD-LSI, KAS vendos të hapë kutitë në 24 QV. Provat që do të merren në shqyrtim për qarkun e Beratit

All - Paragraf - 1

Ankimimet e PD-LSI, KAS vendos të hapë kutitë në 24

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka vendosur sot që të hapë kutitë në 24 Qendra Votimi për qarkun e Beratit, pas ankimimeve të LSI dhe PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë qark.

All - Paragraf - 3

KAS do të shqyrtojë nga të dhënat e materialeve zgjedhore të këtyre 24 kutive përputhshmërinë e listave të zgjedhjeve, identifikimin elektronik të tyre.

“Ankimet 34 e 35 të subjekteve zgjedhore LSI dhe PD, lidhur me kundërshtimin dhe shpalljen e pavlefshëm të zgjedhjeve në qarkun Berat. Në vlerësim të provave e fakteve të paraqitura nga palët, KAS vendosi:

Marrjen kryesisht në cilësinë e provës të dokumentacionit dhe materialit zgjedhor që ndodhet në kutitë e materialeve të votimit për 24 Qendrat e Votimit të ZAZ qarku Berat”, tha kryesuesi i seancës, Elvis Çefa.

Gjithashtu, KAS rrëzoi kërkesën e PD-së, e cila kërkonte që të merreshin informacionet shtesë për provat shtesë nga institucionet shëndetësore dhe organet ligjzbatues, si SPAK dhe Prokuroria, për të vërtetuar sipas demokratëve shkeljet zgjedhore. 

Mbledhja e radhës, ku do të hapen kutitë e votimit, pritet të zhvillohet ditën e hënën, në orën 10:00.

 

Të fundit