Flash News

E-TJERA

Ankimimet për Durrësin, KAS rrëzon kërkesën e PD për prova shtesë

Ankimimet për Durrësin, KAS rrëzon kërkesën e PD
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të marrë prova shtesë për Durrësin. KAS do të marrë vetëm të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave  me kërkesë të anëtarëve të KAS, Ledio Braho dhe Elvis Çefa.

“KAS u konsultua për kërkesën ankimore të PD mbështetur edhe nga LSI për të marrë provat sipas listës që u citua. Me shumicë votash, KAS rrëzoi kërkesës për marrjen e këtyre provave, përveç dy provave që janë kërkuar nga dy anëtarët në mënyrë të posaçme sipas një të drejtë që ju jep kodi.

Subjekti ankues kërkoi që të merrte  në cilësinë e provës 19 informacione specifike nga institucione të ndryshme që veprojnë në territor. Subjekti ankues nuk ka bërë një përpjekje për të siguruar paraprakisht provat sic e parashikon neni”, tha relatori i çështjes.

KAS pritet të shqyrtojë tashmë kërkesën e LSI-së për rinumërimin e votave. Pritet që opozita  t’i çojë vendimet e KAS-it në Kolegjin Zgjedhor.

Deri më tani KAS-i ka përfunduar shqyrtimin për qarkun e Gjirokastrës, Beratit dhe Vlorës. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrezoi kërkesat e PD dhe LSI për përsëritje të zgjedhjeve në Gjirokastër dhe Vlorë.

 

Të fundit