Flash News

E-TJERA

Ansa: Gjykata e Romës refuzon kërkesat për azil të 43 refugjatëve të Gjadrit

Ansa: Gjykata e Romës refuzon kërkesat për azil të 43

Gjykata e Apelit në Romë ka refuzuar kërkesat për azil në Itali të 43 refugjatëve që janë vendosur në kampin e Gjadrit sipas marrëveshjes Rama-Meloni, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Ajo shkruan se delegacioni i Tryezës së Azilit dhe Emigracionit (TAI), pasi ka dëgjuar mbrëmjen e së mërkurës kërkesat e refugjatëve, ka dalë në konkluzionin se ato janë të pabazuara dhe dhe nuk përmbushin kërkesat e duhura për të marrë statusin e azilantit.

Vetëm për njërin prej tyre nuk është mohuar plotësisht kërkesa për azil në Itali, i cili do të ridëgjohet në procedurë të veçantë. Ky delegacion, sipas mediave italiane, është në ditën e tretë të monitorimit të qendrave italo-shqiptare.

Kujtojmë se vetëm 44 nga 49 emigrantët e mbërritur në Shëngjin u akomoduan në kampin e Gjadrit. Nga të kthyerit në Itali, 4 janë minorenë e 2 me probleme shëndetësore.

 

 

Të fundit