Flash News

E-TJERA

Anulohet finalja Spanjë–Argjentinë për shkak të tensioneve SHBA–Iran

Anulohet finalja Spanjë–Argjentinë për shkak të

Ndeshja mes kampionëve të Evropës dhe Amerikës së Jugut, Spanjë–Argjentinë, e planifikuar të luhej në Doha, është anuluar për shkak të konflikteve ndërkombëtare dhe vështirësive organizative.

Sipas burimeve, sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iran, i kombinuar me pamundësinë e Federatës Argjentinase të Futbollit (AFA) për të gjetur një datë alternative, çoi në shtyrjen e ndeshjes.

Kjo bën që Finalissima të jetë turneu i parë ndërkombëtar i anuluar për shkak të tensioneve politike midis vendeve. Finalja, e bashkëorganizuar nga UEFA dhe CONMEBOL, ishte planifikuar fillimisht për 27 mars, por asnjë nga opsionet e propozuara nga UEFA nuk u pranua nga AFA, e cila në fund vendosi të mos luante.

Të fundit