Flash News

E-TJERA

Anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Anulohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, e cila ishte planifikuar të zhvillohej të hënën në orën 12:00.

Përmes një e-maili zyrtar anëtarët janë njoftuar se mbledhja anulohet,por ende nuk dihet se kush e ka kërkuar anulimin e saj.

Duket se vendosmëria e deputetëve të opozitës për të mos lejuar funksionimin normal të Kuvendit deri në plotësimin e kushteve të tyre për respektimin e të drejtave kushtetuese, ka bërë që Kuvend të njoftojë anëtarët për anulimin e mbledhjes.

Në këtë mbledhje ishte parashikuar që i ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE Luigi Soreca të prezantonte Progres-Raportin e BE për vitin 2023.

 

 

 

 

 

Të fundit