Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO e dënoi me 1 vit burg, vetëdorëzohet në polici Edison Memolla

Apeli i GJKKO e dënoi me 1 vit burg, vetëdorëzohet në polici

Është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla.

Vetëdorëzimi i Memollës vjen disa orë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi me një vit burgim. Kryebashkiaku i Rrogozhinës u gjet fajtor për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022.

Në vendimin Apelit të GJKKO, kryebashkiaku u dënua edhe me pesë vjet dënim plotësues për të mos u përfshirë në funksione publike.

Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa u dënuan me një vit burg, ndërsa Isuf Toskut iu konvertua dënimi në shërbim prove.

Të fundit