Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Apeli i GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Bulqizës

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish-kreun e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, pas ankimimit që ky i fundit kishte bërë tre ditë më parë.

Alla nuk është paraqitur në seancën që u mbajtë këtë të premte pasi është shtruar në spitalin e burgut për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore.

Ish-kryebashkiaku u përfaqësua ne seancën gjyqësore nga avokati i tij.

 Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë.

 

Të fundit