Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestron e pronave të Pëllumb Gjokës

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestron e pronave

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pronave të biznesmenit Pëllumb Gjoka. Ky i fundit u arrestua si pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC.

Apeli miratoi vendimin e Shkallës së Parë për lënien nën sekuestrim të pronave të Gjokës.

I shpallur edhe investitor strategjik, Gjokës i janë sekuestruar 390 mijë metra katrorë tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK.

SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit.

Të fundit