Flash News

E-TJERA

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut Veliaj

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e kryebashkiakut Veliaj

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, i cili kundërshton vendimin e shkallës së parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Në seancën e kaluar, shqyrtimi i ankesës u shty për shkak të parregullsive nga Drejtoria e Burgut të Durrësit, në njoftimin e Veliajt. Burgjet kishin dërguar një fotokopje të shkresës që tregonte se Veliaj kishte marrë dijeni për zhvillimin e seancës, dhe jo dokumentin origjinal.

Veliaj ndodhet në masë arresti me burg prej 10 shkurtit 2025 dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

 

Të fundit