Flash News

E-TJERA

Apeli jep vendimin për grupin e grabitjes së Rinasit, nga sa vite burg u dënua secili prej tyre

Apeli jep vendimin për grupin e grabitjes së Rinasit, nga sa vite burg
Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë sot vendimin për autorët e grabitjeve të disa miliona euro në aeroportin e Rinasit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë.

Kështu Dash Kupa është dënuar me 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj me nga 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vjet burg. Ndërsa Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, të cilët janë bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuan me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Grupi i drejtuar nga Admir Murataj që u vra në 9 Prill të 2019, pas grabitjes së parave në pistën brenda Aeroportit të Rinasit, akuzohet për grabitjen e një banke të nivelit të dytë, tek stacioni i trenit në Shkurt të 2015-s, më pas në Dhjetor të po atij viti në Qafë Kashar u grabitën autoblindat që po transportonin paratë për në Rinas. Sipas Prokurorisë, po i njëjti grup ka grabitur sërish autoblindat në Shkurt të 2017-s.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.

Të fundit