Flash News

E-TJERA

Apeli vendos rihapjen e procesit për Mediun, Avokati Gjokutaj: E vetmja rrugë që ish-ministri ka në dispozicion

Apeli vendos rihapjen e procesit për Mediun, Avokati Gjokutaj: E vetmja

Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec. 

Për juristin, Genc Gjokutaj “vendimi është politik” pasi sipas tij është njëlloj sikur të dënojmë sot ish-anëtarët e Byrosë Politike.

Duke folur për Euronews Albania, avokati u shpreh se “Gjykata e Lartë është e vetmja rrugë që ka në dispozicion Mediu”.

“I bëj një thirrje SPAK që të presë vendimin e Gjykatës së Lartë pasi vendimet e saj janë referuese për gjykatat”, u shpreh Gjokutaj.

Avokati shtoi se Gërdeci është tragjedi dhe kërkon kujdes të dyanshëm në respekt të viktimave dhe në respekt të procedurave.

Shpërthimi në Gërdec, pak kilometra ne Jug të Tiranës, në vitin 2008, shkaktoi 26 viktima, mes të cilëve dhe fëmijë, ndërsa afro 250 të tjerë mbetën të plagosur. Një numër i madh personash, që nga ushtarakë deri te biznesmenë të angazhuar në çmontimin e municioneve, u vunë nën akuzë dhe e dënuan në procesin gjyqësor për këtë çështje.

Por ish ministri i Mbrojtjes, nuk u gjykua kurrë, ndonëse dhe ndaj tij u zhvilluan hetime. Prokuroria e Përgjithshme, një vit pas shpërthimit, në mars të vitit 2009, ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, duke e çuar çështjen në Gjykatën e Lartë, e cila sipas legjislacionit të kohës, ishte kompetente për gjykimin e personave me imunitet.

Të fundit