Flash News

E-TJERA

Apeloi vendimin për rigjykim, Gjykata e Lartë cakton datën e seancës për Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës

Apeloi vendimin për rigjykim, Gjykata e Lartë cakton datën e

Gjykata e Lartë ka caktuar datën se se kur do të zhvillohet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

GJL bën me dije se seanca do të zhvillohet më 28 shtator, në orën 10:00. Tahiri u shpall fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” duke u dënuar me 3 vite shërbim prove.

Ndërsa Çela akuzohet për favorizim të grupit kriminal “Habilaj”, në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ish-drejtori i policisë, u dënua  me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Çela ishte në arrati kur iu dha dënimi dhe u dorëzua në polici në maj të vitit të kaluar. Ai është duke kryer dënimin, por e ka apeluar vendimin e gjykatës, duke kërkuar lirinë.

Tahiri ka apeluar në Gjykatën e Lartë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, që kërkonte rihetimin nga e para për të. Gjykata e Lartë mund të lërë në fuqi vendimin e Apelit ose mund ta rikthej çështjen sërish për rigjykim në Apel.

Gjykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për ish-ministrin, e cila e dënoi me me 5 vite burg, të ulura në 3,4 vite shërbim prove, duke e kthyer për rigjykim.

Të fundit