Flash News

E-TJERA

Aplikimet në universitete, 2 raunde dhe 6 ditë afat për të zgjedhur degët

Aplikimet në universitete, 2 raunde dhe 6 ditë afat për të

Pas provimeve të maturës dhe procesit të rikorrigjimit, në fund të korrikut do të hapen aplikimet për në universitete.

6 ditë afat do të kenë të rinjtë për të përzgjedhur online 10 programe studimi sipas prefrerencave të tyre. Ky proces do të nisë më 29 korrik në portalin e-Albania.

Referuar kritereve të reja, kuotave dhe aplikimeve për çdo program studimi, në fund të gushtit do të bëhet shpallja e kandidateve fitues.

Në fillim të muajit shtator nis procesi i regjistrimit në Universitete, i cili do të ketë vetëm dy raunde. Ndërsa më 2 tetor nis viti akademik në të gjitha institucionet e arsimit të lartë publik.

Të fundit