E-TJERA

Aplikimi për dokumente biometrikë, ambasada shqiptare në Greqi njoftim për emigratët

Aplikimi për dokumente biometrikë, ambasada shqiptare në Greqi

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për tu pajisur me dokumenta biometrikë, se do të rinisë shërbimi postar për shpërndarjen e tyre brenda rajonit të Atikës.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.
Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.
Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve.

Ditari politik

Të fundit