Flash News

E-TJERA

Arben Malaj: Becchetti do paguhet nga lekët tona, do krijohet gropë në buxhet

Arben Malaj: Becchetti do paguhet nga lekët tona, do krijohet gropë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj shprehet i bindur se humbja e gjyqit për çështjen Beccheti do të krijojë një gropë në buxhet.

Duke folur në një intervistë për Euronews Albania, Malaj tha se kjo është një faturë që do të paguhet nga lekët e qytetarëve.

 “S’ka burim tjetër, ato merren nga buxheti dhe je i detyruar t’i përfshish në buxhet. Ne në vitin 2004 diskutonim ligjin organik të buxhetit dhe organizata që na jepte konsulencë kërkonte që në nenin 1 të buxhetit të thuhej që detyrimet ndaj të tretëve me vendime ndërkombëtare duhen paguar të parat dhe unë nuk e kam pranuar dhe nuk e kemi futur në ligj sepse i thash të parat që paguhen në një vend janë pagat, sigurimet shoqërore, kohezioni social. Këto do të përfshihen si pjesë e buxhetit, por jo me detyrimin që këto të jenë të parat mbi të gjitha.

U bë një debat disi i vështirë, por përfundimisht fitoi argumenti i palës shqiptare. 110 milionë euro në vend që të shkonin për shkollat, për arsimin, për mbrojtjen sociale, do të shkojnë tani në xhepin e Becchettit, pavarësisht nëse ai do të bëjë apo jo burg, ato para do t’i  marrë,” – sqaroi Malaj.


 

Të fundit