Flash News

E-TJERA

Çarçafë si gërshet dhe çengel hekuri, si tentuan të arratiseshin Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri

Çarçafë si gërshet dhe çengel hekuri, si tentuan

Dy emrat e njohur të drejtësisë Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan dje të arratiseshin nga burgu "313" në Tiranë. Ata kishin bërë disa mjete rrethanore për të dalë nga ambientet e burgut.

Çekaj dhe Pjetri kishin bërë çarçafë si gërshet dhe kishin siguruar një çengel hekuri për të dalë nga 313-ta, por tentativa dështoi.

Një prej të burgosurve preu damarët e dorës, duke tërhequr kështu vëmendjen e forcave të sigurisë, të cilat po merrnin masa për ta shoqëruar në spital për të marrë shërbimin e duhur shëndetësor.

Duke shfrytëzuar këtë situatë, Çekaj dhe Pjetri tentuan të arratisen. Ngjarja ndodhi gjatë orarit të ajërimit, por plani nuk u realizua sepse u pikasën nga punonjësit e policisë.

Të fundit