Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Aredin Behari dëshmon në GJKKO: Atentatet më erdhën nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj

Aredin Behari, i cili ka shpëtuar nga dy atentate, në 2017 dhe 2019, tregoi sot para Gjykatës së Posaçme rrethanat e këtyre ngjarjeve dhe arsyet pse që në fillim ishte i bindur se sulmet ishin të organizuara nga vëllezërit Ardian dhe Albert Pashaj.
Gjatë seancës së çështjes “Plumbi i Artë”, Ardian Behari deklaroi se konflikti me dy vëllezërit kishte nisur për një apartament, duke e cilësuar këtë si shkakun kryesor të tensionit.
Aredin Behari përshkroi atentatin e dytë në nëntor 2019, një makinë iu afrua ndërsa ai po ecte për në shtëpi, dhe pasagjeri nga sedilja e pasme qëlloi disa herë me armë. Ai tha se kishte shpëtuar nga plumbat dhe menjëherë ishte drejtuar në prokurori, ku iu përmendën dy emra “Buzi” dhe një tjetër, të cilët ai nuk i njihte.
Ai shtoi se dyshimet e tij vazhdojnë të lidhen me Ardian dhe Albert Pashajn, duke shpjeguar se konflikti kishte nisur pas fitimit të një gjyqi për shtëpinë dhe magazinën në 2016 dhe se kishte ndihmuar Albertin duke i ndërtuar dy shtëpi me paratë e tij.
Në të njëjtën seancë u trajtuan edhe ngjarje të tjera kriminale të së kaluarës. U përmend grabitja e kambistit Astrit Ademi në 2013, një rast i zbardhur edhe falë dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduari i drejtësisë. Astrit Ademi rrëfeu momentet e grabitjes, por prokurorët e SPAK kundërshtuan dëshminë për shkak të mospërputhjes me atë të dhënë më parë.
Gjithashtu, u diskutua edhe grabitja e kambistit Xhemal Liçi, ngjarje e 13 viteve më parë, e zbardhur gjithashtu falë Nuredin Dumanit. Bardhyl Zeneli, i pranishëm në vendngjarje, dha dëshminë e tij, por nuk ofroi informacion që të ndihmonte në identifikimin e autorëve.
Ardian Behari: Isha në lokal ulur, te Astrit Merkaj në Fier. Unë isha në katin e parë te lokalit. Lokali ishte me xhama, kishte pamje nga jashtë-brenda. Unë e pash nga jashtë që shpëtova. Isha ulur me Astrit Merkajn dhe me dy persona të tjerë. Ora ka qenë rreth 19.00-20.00. Në atë kohë kam patur një Ford 2002.
Personi nuk hyri në lokal, qëndroi te dera që ishte gjysmë e hapur. Nuk hyri sepse u tremb, gjuajti direkt nga xhami. Në atë pozicion qëlloi direkt te unë. Se si më vajti instikti pash personin që po nxirte armën dhe kur i ngeci u ula poshtë tavolinës dhe shpëtova. Qëlluan katër herë, njëri plumb kapi cepin e tavolinës plumbat e tjerë kapën murin. Unë nuk pësova dëmtim fizik. Pastaj lajmërova policinë. Personi u largua menjehërë.
Autori kishte trup të gjatë dhe të dobët. U largua në këmbë. Ishte me maskë, tuta sportive dhe bluzë me kapuç. Nuk të them dot se kush ishte. U qetësova me thënë drejtën. Lidhur me këtë ngjarje nuk jam pyetur në prokurorinë e Fierit. Policia erdhi i dhash shpjegime se ccfarë ndodhi. Te ky lokali ulesha gjithmonë. Albert dhe Ardian Pashaj më shihnin që rrija në atë lokal. Jam pyetur nga policia dhe i thash se dyshoj për Ardian dhe Albert Pashajn.
Kisha konflikt shtëpie me ta. Pas 5 ditësh më ndodhi atentati. Isha i ndërgjegjshëm se kush ma kishte bërë. Me Ardianin jam takuar pas ngjarjes. Unë me dy vëllezërit isha në konflikt për një apartament, në gjykatën e Apelit e fitova gjyqin për banesën, Gjykata e Lartë e riktheu në Apel.
Në nëntor 2019 më ndodhi atentati tjetër. Vjen një makinë në një moment kur unë po ikja në këmbë për në shtëpi. Vjen makina dhe po ecte ngadalë më pas dëgjova krisma kallashi, breshëri. Makina ishte në ecje përbri meje. Ai qëlloi rreth 3-4 herë, i shpëtova plumbave. Qëlloi pasagjeri nga sedilja e pasme.
Ata goditën nga brenda pa hapur xhamin. Mbaj mend që kam bërtitur me të madhe dhe ika. Shkoj në prokurori dhe me nxjerin dy emra “Buzi” dhe një tjetër. Nuk njoh njeri i thash. Nuk mendoja që e kishin me mua. Falenderoj Zotin. Unë isha në lokal, te Dashamiri deri në orën 9 ndenja. Isha me një person dhe më pas kalova rrugën të ikja në shtëpi. Makina ishte ngjyrë bojqielli. Pas ngjarjes së dyte nuk u takova as me Ardianin as me Albertin.
Deri në vitin 2016 ne s bëheshin fare, pastaj unë fitova gjyqin për shtëpinë dhe magazinën. Dyshimin e kam ende sot që atentatet me ka ardhur nga dy vëllezërit. Në 2023 i jam falenderues shtetit sepse dolën dyshimet e mia. Shkaktari është Ardian Pashaj për të gjitha problemet që më janë krijuar. Une Albert Pashajt i kam bërë dy shtëpi në Tiranë me paratë e mia.
Astrit Ademi: Në 2013 punoja kambist në rrugë. Kam qenë vetëm në një varrezë makinash në Marikaj, punoja aty. Ishte dhe një roje, një burrë i vjetër. Më morën lekët që kisha në makinë. Nuk pash njeri, nuk njoha njeri. Ishin njerëz të maskuar, erdhën me makinë me një Benz të vjetër. Unë pash një person, nuk e di sa ishin në total. I pash kur më erdhën përballë, nuk e njoh kush është. Më tha mos lëviz, e falenderoj që nuk më bëri gjë, mund dhe të me vrisnin. E falenderoj me gjithë zemër. Më mori disa lekë, nuk mbaj mend sa ishin, kanë kaluar vite.
I thash urdhëro ccelsin e makinës, që të mos ma thyenin makinën. Mua dhe rojes na kontrolluan nëpër xhepa. Më morën rreth 30 mijë euro në makinë. Në xhëp kisha dy mijë euro. Unë për ccerek ore nuk e ngrita kokën, nuk i pash fare as kur u larguan. Një person mori një balestër në tokë dhe më tha mos lëviz, kaq. Poshtë sediles së shoferit kisha një marsup të vogël dhe pak lekë kisha në bagazh.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38