Flash News

E-TJERA

Armë, d*ogë dhe municione/ Tre të arrestuar në Shkodër, lënda narkotike ishte murosur në banesë

Armë, d*ogë dhe municione/ Tre të arrestuar në Shkodër,

Tre persona janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

M. M., 18 vjeç dhe një i mitur 17 vjeçar u arrestuan në flagrancë teksa me një motomjet ishin nisur për të shpërndarë doza kokaine, të cilat u sekuestruan. Lënda narkotike që përdorej për t'u shitur ishte murosur në banesë.

Pas kontrollit në banesën e 18-vjeçarit, u vu në pranga xhaxhai i tij Z. M., 36 vjeç dhe u procedua penalisht vëllai P. M., 20 vjeç. Policia sekuestroi 280 doza kanabis sativa, një armë zjarri dhe sende të tjera.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 2 shtetas të cilët po qarkullonin me motomjet, me qëllim shitjen e dozave të kanabisit. Gjatë kontrollit fizik ndaj 17-vjeçarit që drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi, dhe ndaj pasagjerit, shtetasit M. M., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në dhjetëra doza gati për shitje.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. M., ku qëndronin dhe shtetasit P. M. (vëllai i tij) dhe Z. M. (xhaxhai i tyre), shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 280 doza, me qese farmaceutike, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 4 celularë.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. M., 18 vjeç, Z. M., 36 vjeç dhe shtetasi i mitur 17 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 20 vjeç. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit