Flash News
Aksident në aksin Levan-Vlorë, përplasen tre automjete
Përfshihet nga flakët kati i 8-të i një pallati te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë
Dalin në shitje biletat për sfidën Angli-Shqipëri, ja si mund t’i merrni
Berisha: Kërkova hetim ndërkombëtar për 21 Janarin, por Ina Rama refuzoi, përgjegjësinë e ka Rama
Abuzimi me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, SPAK kërkon një vit burg Sonila Qaton
Armëmbajtje pa leje, trafik narkotikësh, ekstradohen në Shqipëri 4 të dënuar
Katër persona janë ekstraduar në Shqipëri, të dënuar dhe akuzuar për veprat penale, armëmbajtje pa leje, kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe për fshehje të ardhurash.
Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Romë, Berlin dhe Madrid, janë finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasve:
-Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali. Ai u ekstradua nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. 31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar;
-Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç. Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa;
-Njazi Kulla, 28 vjeç. Ai u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim;
-L. Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë. Ai u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, p