Flash News

E-TJERA

Arnautët e Sirisë… si erdhën dhe si i ruajtën traditat shqiptare

Enabbaladi.net


Stërgjyshi i Aiman Dautit iku gjatë luftës me Serbinë, u drejtua për në Siri dhe u shpërngul atje. Pavarësisht se nuk e dinte gjuhën e tij amtare, duke qenë brezi i tretë i një familjeje të lindur në Damask me origjinë shqiptare, Dauti ndihet i lidhur me vendin e tij të origjinës, Shqipërinë, teksa e zgjodhi atë si vendin e origjinës në informacionet personale në faqet e rrjeteve sociale. 

Dauti thotë: "Ndihem sikur i përkas Sirisë dhe Shqipërisë njëkohësisht". I riu 20-vjeçar, ia atribuoi ndjenjën e tij të qenit një përzierje e dy racave të ndryshme, nënës së tij siriane dhe babait të tij shqiptar. 

Për më tepër, "Arnaut" ose "Arnavud" janë etnonime turke që përdoren për të treguar njerëzit që erdhën nga Shqipëria në Turqi gjatë epokës Osmane. Kur Osmanët sunduan rajonin e Levantit, shumë prej këtyre "Arnautëve" ose shqiptarëve emigruan në shtetet Arabe, disa prej të cilëve u vendosën në Siri dhe vazhdimisht i referoheshin vetes si "Arnaut".

Arnautët e Sirisë… si erdhën dhe si i ruajtën


Disa nga traditat shqiptare në Siri

Familja e Dautit është integruar më së miri në shoqërinë siriane dhe familja ka mbajtur vetëm disa zakone shqiptare. Zakonet shqiptare janë në thelb "zakone islamike", prandaj nuk ndryshojnë nga ato të sirianëve, sipas Dautit. Gjyshja e tij flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, ndryshe nga gjyshi i tij, i cili e flet pak. Mësimi i gjuhës shqipe u ndal te gjyshërit sepse përpjekjet e tyre për ta transferuar atë te nipërit e mbesat e tyre dështuan, dhe nipërit e mbesat, nga ana tjetër, nuk u përpoqën të mësonin gjuhën. Dauti vuri në dukje se gjyshja e tij ende mban disa tradita shqiptare, të tilla si përgatitja e disa vakteve shqiptare në darkat familjare, veçanërisht "pite". "Pite" është një lloj byreku i përbërë nga  14 shtresa petësh, të shpërndara në një tigan dhe të mbushura me mish, djathë ose vezë.

Një tjetër pjatë tradicionale shqiptare e bërë nga gjyshja e Dautit është "speca", e cila bëhet me kos, hudhër dhe speca të skuqur.

Të njëjtat tradita mbahen edhe nga familja e Mehmet Arnautit, i cili është me origjinë shqiptare dhe u lind në kryeqytetin sirian, Damask.

Arnauti është brezi i tretë i një familje shqiptare. Ai thotë se stërgjyshi i tij dëshironte të emigronte në Turqi, megjithatë, ai ndryshoi mendim dhe erdhi në Siri i nxitur nga "arsyet fetare", pasi njerëzit i referoheshin Damaskut si "Sham Sharif", që do të thotë (Damasku Fisnik).

Familja e Arnautëve ishte pjesë e një grupi emigrantësh shqiptarë të cilët u vendosën në Alepo, Rruga Arnaut në lagjen al-Qadam, al-Diëaniyah dhe al-Muhajireen në Damask.

"Për fat të keq, ne nuk flasim shqip në shtëpinë tonë dhe personalisht, unë di vetëm dy fjalë nga gjuha shqipe", tha Arnauti.

Ai shtoi se gjuha shqipe po zhduket brez pas brezi, megjithatë, zhdukja e gjuhës nuk ndikon në dëshirën e shumicës së shqiptarëve sirianë për t'u kthyer në vendin e tyre të origjinës.

Arnauti tha, "ne ndiejmë një ndjesi përkatësie dhe dashurie për Kosovën, deri më sot."

Sipas Arnautit, shqiptarët sirianë nuk e kanë problem të martohen me dikë nga jashtë rrethit dhe origjinës së tyre. Për shembull, nëna e tij është një damaskase që u martua me një burrë shqiptar sirian.

Ai shtoi se traditat siriane dhe shqiptare u bashkuan falë integrimit shqiptar brenda shoqërisë siriane.

Arnautët e Sirisë… si erdhën dhe si i ruajtën


Zanati i orëndreqësit 

Shqiptarët në Damask janë të njohur për punën në profesionin e orëndreqësve, sipas Arnaut, i cili tha se eksperti i orëve "Casio" në Damask është me origjinë shqiptare.

Arnauti, një student universiteti, e trashëgoi këtë profesion nga gjyshi dhe xhaxhai i tij që punojnë në të njëjtën fushë.

Megjithëse nuk ka ndonjë arsye specifike pse ky profesion është i lidhur me shqiptarët sirianë, Mehmeti mendon se riparimi i orëve është një profesion që nuk kërkon vend të madh, shumë financim dhe i lehtë për fillimin e një biznesi privat.


Mbërritja e shqiptarëve në Siri 

Emigracioni shqiptar drejt Sirisë filloi rreth 200 vjet më parë, nën sundimin e Ibrahim Pashë-s, djali i sundimtarit shqiptar të Egjiptit, Mehmet Ali Pasha, kur ushtarët shqiptarë nuk u kthyen me ushtrinë e tyre në Egjipt dhe u vendosën në Siri. 

Në atë kohë, midis 100 dhe 200 familje shqiptare u zhvendosën nga Egjipti në Siri. Këta njerëz ishin grupi i parë i shqiptarëve që u vendosën në Siri, sipas shkrimtarit shqiptaro-sirian Abdul Latif al-Arnaut.

Gjatë një leksioni në "Institutin Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam", cituar nga radioja shqiptare "Kosova e Lirë", shkrimtari tha se shumica e shqiptarëve në Siri kishin ruajtur gjuhën dhe traditat shqiptare.

Ai shtoi, nga ana tjetër se disa "dështuan" për të ruajtur gjuhën dhe emrat shqip për shkak të përzierjes me vendasit, megjithatë nuk e harruan origjinën e tyre shqiptare dhe ata e çmojnë atë deri më sot.

Sipas shkrimtarit, grupi i dytë i shqiptarëve arriti në Siri në fillim të shekullit 20 pasi osmanët ndanë Shqipërinë midis 1912 - 1913. Në vitin 1931, përndjekja e shumë shqiptarëve nga serbët i detyroi ata të linin Kosovën dhe zonat shqiptare për në Turqi, ku disa u larguan përsëri në Siri. Në vitin 1924, një grup i familjeve shqiptare nga Shkodra, një qytet shqiptar në veriperëndim, u nis për në Damask. Shumë shqiptarë u larguan nga trojet e tyre nën frikën e zhbërjes së fesë dhe moralit të tyre. Midis 1945 - 1948, një grup shqiptarësh u arratisën nga vendi i tyre për shkak të persekutimit të sundimit komunist në Shqipëri dhe Jugosllavi, shumë prej të cilëve vendosën të shkonin në Shtetet e Bashkuara, sipas shkrimtarit.

Për më tepër, qyteti i Damaskut ka lagje shqiptare që nga fillimi i shekullit 20, më e spikatura prej të cilave, lagja al-Diwaniyah, e cila ka Xhaminë Arnaut, e ndërtuar nga Vehbi Sulejman Javuci, që rrjedh nga qyteti shqiptar i Shkodrës, përfshirë lagjen al-Qadam, në Damaskun jugor.

Shqiptarët e përfshinë veten në shumë aspekte të shoqërisë që nga kultura, letërsia, ekonomia, politika dhe ushtria.

Shumë emra shqiptarë arritën famë në fusha të ndryshme, sipas radiostacionit shqiptar "Radio Islame".

Përkthimi: Politiko.al

Të fundit