Flash News

Ditari i Opozitës

‘Arratisja’ e Ahmetajt, Bardhi: Kishte dijeni për kërkesën e SPAK, Rama e di vendndodhjen e tij

‘Arratisja’ e Ahmetajt, Bardhi: Kishte dijeni për


Deputeti Gazment Bardhi deklaroi se Arben Ahmetaj ishte informuar për kërkesën për arrestim që iu dorëzuar Kuvendit nga SPAK.

I ftuar në “Open” në News 24, Bardhi tha se Rama mund të ketë dijeni për vendndodhjen e Ahmetajt. Ai shtoi se pavarësisht se emri i Ramës nuk përmendet në dosjet e inceneratorëve, ai mban një rol pas aferës.

Bardhi: Ahmetaj për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK nuk është shpallur ende zyrtarisht në kërkim. Kur të shpallet autoritetet do bëjnë verifikimet e nevojshme. Rama kam përshtypjen se e di vendndodhjen e Ahmetajt dhe ka detyrimin për të garantuar që ai të vihet në dispozicion të drejtësisë.

Në aferën ku është përfshirë Ahmetaj, nuk mund të thuhet se është personale. Nëse lexon dosjen e SPAK kupton se afera ka përfshirje në gjithë qeverinë. Emri i Ramës nuk përmendet me emër, por me rolin që mban. Në akuzën ndaj Ahmetajt SPAK ka verifikuar dhe procedurën e inceneratorit të Tiranës, duke deklaruar se ka ndërhyrje të paligjshme për të tri inceneratorët. Fakti është se sapo është firmosur kërkesa, Ahmetaj është arratisur nga vendi. Ai ka pasur dijeni që Kuvendit do i kërkohej arrestimi i tij.

Të fundit