Flash News

E-TJERA

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të

Arrestohet, Indrit Cerloj, i cili u shkarkua nga drejtimi i Burgut të Durrësit dy ditë më parë, pas arratisjes spektakolare të Altin Ndocit, teksa ky i fundit ishte dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e qytetit.

Sot Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për ish-drejtorin Cërloj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në rastin e arratisjes së Altin Ndocit.

Dy ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari firmosuri shkarkimin e Indrit Cërloj nga drejtor i IEVP Durrës, si dhe pezullimin e nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues të IEVP Durrës. 

Ndërkohë në pranga u vunë 8 persona:

* Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
* Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
* Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se IEVP Durrës për shoqërimin e planifikuar nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

 

Të fundit