Flash News

E-TJERA

Arratisja e Altin Ndocit, Prokuroria nis hetim për procedurat e transferimit

Arratisja e Altin Ndocit, Prokuroria nis hetim për procedurat e

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin për transferimin e të burgosurit të rrezikshëm Altin Ndoci, në një burg të sigurisë së zakonshme.

Mësohet se në kuadër të hetimit do të merret në pyetje ish-drejtori i Burgjeve dhe zyrtarët e tjerë.

Dy ditë më parë, Ndoci teksa ishte duke bërë disa vizita mjekësore në repartin e Infektivit, arriti që të largohej nga spitali, ndonëse jashtë derës ku po vizitohej kishte efektivë policie.

Pas ngjarjes, u shkarkua gjithë zinxhiri i burgut të Durrësit dhe drejtori i këtij institucioni, ndërsa 8 të tjerë u vunë në pranga.

Të fundit