Flash News

E-TJERA

Arratisja e Altin Ndocit, VIP-at e krimit transferohen nga burgu i Durrësit drejt Peqinit

Arratisja e Altin Ndocit, VIP-at e krimit transferohen nga burgu i Durrësit

Pas arrarisjes së Altin Ndocit, të burgosurit me rrezikshmëri të lartë të janë transferuar nga Burgu i Durrësit drejt IEVP Peqin, burgut të sigurisë së lartë.

Transferimi u krye pak pas mesnate, nën masa ekstreme sigurie, me shoqërimin e dhjetëra mjeteve policore dhe protokolle të rrepta.

Mësohet se në mesin e 15 të transferuarve janë edhe Lul Berisha, Orges Molla, Juxhin Koka, dy shtetas brazilianë dhe një nga Venezuela.

206 të dënuar dhe paraburgosur u rivlerësuan për shkallën e rrezikshmërisë, ndërsa më problematikët u përzgjodhën për t’u sistemuar në Peqin, i pajisur me seksione të posaçme të sigurisë së lartë.

Të fundit