Flash News

E-TJERA

Arrest me burg për Nevzat Spahon, i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e biznesmenit në Elbasan

Arrest me burg për Nevzat Spahon, i dyshuar për bashkëpunim

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nevzat Spahon, i ndaluar si bashkëpunëtor në vrasjen me armë të një 43-vjeçari.

Seanca, e zhvilluar paraditen e sotme në orën 10:30, u mbajt me dyer të mbyllura, sipas vendimit të gjykatës. Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar vlerësimin e ndalimit dhe vendosjen e masës më të rëndë të sigurisë, duke argumentuar se ndaj Spahos ekzistojnë dyshime të forta për përfshirje në ekzekutimin e ndodhur pak ditë më parë.

Pas shqyrtimit të materialeve hetimore dhe diskutimit të palëve, gjyqtari Elis Dine pranoi kërkesën e prokurorit Gjergji Ceka. Në vendim u vlerësua si i ligjshëm ndalimi i kryer ndaj të dyshuarit dhe u la në fuqi masa “arrest me burg”, ndërsa hetimet për identifikimin e autorëve të tjerë vijojnë.

Të fundit