Flash News

E-TJERA

Arrest në burg për Gëzim Çelën, “baronin e drogës”

Arrest në burg për Gëzim Çelën, “baronin e

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gëzim Çelën, i njohur si “baroni i drogës”.

Në seancën e zhvilluar në GJKKO, Çela nuk ka pranuar të flasë. Avokati i Çelës kërkoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” me argumentin se nuk ka prova që e lidhin atë me trafikun e drogës gjatë operacionit “Flakë në det”.

Çela akuzohet për trafik drogë në Evropë. Gëzim Çela u ekstradua nga Kosova drejt vendit tonë dy ditë më parë, pasi ishte arrestuar në Ferizaj në fillim të Dhjetorit 2023 me dokumente false si shtetas kosovar.

Ai ka qenë në kërkim nga autoritetet shqiptare për rreth 10 vite.

Fillimisht u shpall në kërkim në vitin 2014 për ngritjen e një laboratori të përpunimit të kokainës në Fushë Kuqe dhe më pas u dënua në mungesë nga ish-Gjykata për Krime të Rënda.

Të fundit