Flash News

E-TJERA

“Arrest në shtëpi” për dy të arrestuarit për vrasjen në Memaliaj

“Arrest në shtëpi” për dy të arrestuarit

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Aldo Kalemin dhe Dali Nelën, të arrestuar në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj në Memaliaj.

Vendimi u mor pas pranimit të kërkesës së prokurorisë, e përfaqësuar nga prokurorja Aulona Haxhiraj, e cila paraqiti para gjykatës rrethanat e ngjarjes dhe rolin e personave të përfshirë.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka nisur mes disa personave dhe më pas ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Nga provat e mbledhura dhe pamjet e sekuestruara rezulton se viktima, Endri Goxhaj, ka qëlluar fillimisht në drejtim të Dali Nelës, duke e plagosur.

Më pas, dy vëllezërit e këtij të fundit, Donaldo dhe Marjoldo Nela, dyshohet se kanë reaguar duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të Goxhajt, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Pas ngjarjes, Dali Nela është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Të fundit