Flash News

E-TJERA

"Arrestime selektive", Lubonja: Diferencë e madhe në goditjet që SPAK po kryen

"Arrestime selektive", Lubonja: Diferencë e madhe në

Analisti Fatos Lubonja duke folur për arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta tha se ajo që mund të përbëjë rrezik është eliminimi i kundërshtarëve politikë përmes drejtësisë.

Lubonja në News24 tha se përsa kohë në Shqipëri korrupsioni është rritur, atëherë kjo reformë në drejtësi ka dështuar dhe ka plot prova që ka arrestime selektive.

 “Kemi arrestime selektive. Në opozitë po arrestohen mbretër dhe mbretëresha, ndërsa në mazhorancë kemi arrestime ushtarësh, nëse do të bëjmë një krahasim me lojën e shahut. Pra po sakrifikohet një ushtar nga mazhoranca dhe po goditet një oficer nga opozita”, tha Lubonja.

Ai tha se kemi një diferencë të madhe në goditjet që SPAK po kryen mes mazhorancës dhe opozitës, edhe pse po tentohet që në opinionin publik të jepet sikur kemi një barazim në goditje.

Të fundit