Flash News

E-TJERA

Arrestimet në portin e Durrësit dhe dyshimet për drogë, policia del me njoftim zyrtar

Arrestimet në portin e Durrësit dhe dyshimet për drogë,

Policia ka dalë me një njoftim pas shoqërimeve të bëra në portin e Durrësit, pasi u konstatua një kontenier të paplumbosur të ngarkuar me banane.

Uniformat blu bëjnë me dije janë arrestuar në flagrancë 20 persona, të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim.

Policia sqaron se pasi është hapur ky kontenier, mungonin arka me banane. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e personave të tjerë të përfshirë.

Të arrestuarit janë:

- J. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

- G. H., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës "Marinier" që operon në Portin e Durresit;

- A. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durresit;

- S. P., 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

- A. Q., 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

- K. D., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- M. D., 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

- K. L., 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- Sh. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- A. Xh., 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjesi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

- V. K., 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

- R. B., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durresit;

- A. B., 54 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

- Gj. D., 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

- Sh. E., 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit;

- P. T., 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durresit.

Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë per veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkepunim, shtetasit:

- A. M., 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane;

- N. A., 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.

Të fundit