Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Belerit, ambasadorja e Greqisë i dorëzon ankesë Xhaçkës

Arrestimi i Belerit, ambasadorja e Greqisë i dorëzon ankesë

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi i ka dorëzuar minitres Olta Xhaçka ankesë për arrestimin e Fredi Belerit, kandidatit të opozitës në Himarë.

Ambasadorja është paraqitur në zyrën e Xhaçkës rreth orës 09:00 ku mësohet se është pritur nga drejtori i MEPJ.

Nuk dihet nëse do të ketë një reagim nga ana e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Fredi Beleri akuzohet nga SPAK për shit-blerje votash. Ai u shoqërua në Komisariatin e Vlorës bashkë me tre persona të tjerë, ku ka deklaruar se nuk ka lidhje me shkelje të tilla.

Të fundit